PET Scan - Tomografia e Emetimit të Pozitroneve
Çfarë është skanimi PET?
Tomografia e emetimit të pozitronit, e quajtur gjithashtu skanimi PET, është një test diagnostik që ka të bëjë me prodhimin e imazheve të trupit bazuar në rrezatimin që lirojnë pozitronet. Pozitronet janë grimca të vogla që gjinden në një substancë radioaktive që i jepet pacientit.
Skanimi PET ndihmon në zbulimin e funksionit metabolic/biokimik të indeve dhe organeve. Për këtë procedurë përdoret një substancë radioaktive të quajtur gjurmues, e cila tregon aktivitetin metabolik tipik dhe atipik. Përparësia e këtij skaneri është se, përmes tij sëmundjet mund të detektohen shumë më herët se sa në imazheritë tjera siç është CT apo MRI.
Cili është dallimi mes PET, CT dhe MRI?
Tomografia e kompjuterizuar apo CT përdor rrezet X, kurse rezonanca magnetike apo MRI përdor fushën magnetike dhe valët radio. Kurse skanimi PET përdor gjurmuesit radioaktiv, të cilët tregojnë në kohë reale se si funksionon një organ apo ind.
Ekziston mundësia të kombinohen imazheritë në të njëjtën kohë si p.sh PET-CT apo PET-MRI, për të prodhuar imazhe me kontrast jashtëzakonisht të lartë apo 3D.
Përse përdoret skanimi PET?
Mjekët kryejnë skanime PET dhe PET/CT për të:
• Zbuluar kancere dhe/ose të bëjnë një diagnozë.
• Përcaktuar nëse një kancer është përhapur në trup.
• Vlerësuar efektivitetin e trajtimit.
• Përcaktuar nëse një kancer është rikthyer pas trajtimit.
• Vlerësuar prognozën.
• Vlerësuar metabolizmin dhe qëndrueshmërinë e indeve.
• Përcaktuar efektet e infarktit të miokardit nga ataku në zemër në zonat e zemrës.
• Identifikuar zonat e muskulit të zemrës që do të përfitonin nga angioplastika ose operacioni i bypass-it të arterieve koronare (në kombinim me një skanim të perfuzionit të miokardit).
• Vlerësuar anomalitë e trurit, si tumoret, çrregullimet e kujtesës, epilepsia, demenca, sëmundja e Alzheimerit dhe çrregullime të tjera të sistemit nervor qendror.
• Hartuar funksionin normal të trurit dhe zemrës së njeriut.
Si funksionon një skanim PET?
Një skanim PET është një lloj imazhi i mjekësisë nukleare. Mjekësia nukleare përdor sasi të vogla dhe të sigurta të materialit radioaktiv, të quajtur radiogjurmues, i cili ipet përmes vijës venoze . Kjo substancë nganjëherë quhet FGD-18, glukozë radioaktive ose gjurmues. Qelizat në trupin tuaj thithin sheqerin. Zonat që përdorin më shumë energji marrin më shumë sheqer.
Skanimi PET bën pjesë në mjekësinë nukleare. Në mjekësinë nukleare, përdoren substancat radioaktive në sasi të vogla dhe të sigurta, të cilat quhen radiogjurmues. Substanca e cila ipet përmes vijës venoze, quhet FGD-18, e cila është një lloj e glukozës radioaktive. Qelizat në trupin tonë e absorbojnë glukozën, kështu zonat të cilat përdorin më shumë energji, thithin më shumë glukozë.
Rrjedhimisht, qelizat e sëmura thithin më shumë radiogjurmues sesa ato të shëndetshmet. Këto quhen "hotspots". Skaneri PET zbulon këtë rrezatim dhe prodhon imazhe të indit të prekur.
Si duhet të përgatiteni për një skanim PET?
Skanimi PET është një procedurë ambulatore, që do të thotë se ju shkoni në shtëpi në të njëjtën ditë. Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor do t'ju japë udhëzime të hollësishme se si të përgatiteni për skanimin. Disa prej tyre janë:
• Mos hani asgjë për 6 orë para procedurës. Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor mund ta ndryshojë dietën tuaj nëse keni diabet.
• Pini vetëm ujë.
• Sigurohuni që mjeku juaj të jetë në dijeni për të gjitha medikamentet, vitaminat dhe suplementet që përdorni, si dhe çdo alergji që keni.
• Lajmëroni mjekun tuaj nëse mendoni se mund të jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushqyer me gji.
• Shmangni kafeinën për 24 orë para procedurës nëse jeni duke u testuar për një problem me zemrën.
• Vishni rroba të rehatshme dhe lini në shtëpi aksesorët metalikë, si bizhuteri, syze, proteza dhe karfica flokësh.
• Tregojini mjekut tuaj nëse qëndrimi në një hapësirë të mbyllur ju bën të keni ankth. Ju mund të merrni një qetësues të lehtë për t'ju ndihmuar të relaksoheni gjatë procedurës.
Çfarë ju pret gjatë një skanimi PET?
• Do të i’u ipet me radiogjurmuesi i cili fluorodeoksiglukoza (FDG), përmes vijës venoze.
• Do të uleni në karrige për rreth 1 orë, në mënyrë që radiogjurmuesi të lëviz në qarkullimin e gjakut dhe të absorbohet nga organet/indet tuaja.
• Nëse jeni duke bërë një skanim PET/CT, mund të iu ipet gjithashtu kontrasti. Kjo bojë ndihmon në prodhimin e imazheve më të mprehta CT.
• Do të shtriheni në një tavolinë që rrëshqet brenda dhe jashtë skanerit PET/CT. Ky skaner ka formën e një tuneli. Hapja e tunelit është rreth 30 inç në diametër.
• Gjatë skanimit, i cili zakonisht zgjat rreth 30 minuta, duhet të qëndroni të palëvizur. Lëvizja mund të turbullojë imazhet.
• Do të dëgjoni tinguj gumëzhimash dhe klikimesh ndërsa skaneri prodhon imazhe.
Sa kohë zgjatë një skanim PET?
I gjithë procesi i skanimit PET zgjat rreth 2 orë, kurse vet skanimi PET zgjat rreth 30 minuta.
Cilat janë rreziqet dhe efektet anësore të një skanimi PET?
Në përgjithësi, skanimet PET janë të sigurta dhe rrallë shkaktojnë probleme. Sasia e rrezatimit në gjurmuesin radioaktiv është shumë e ulët dhe nuk qëndron në trupin tuaj për një kohë të gjatë. E gjitha që duhet të bëni pas procedures është të pini shumë ujë për të ndihmuar në largimin e substancës radioaktive nga trupi juaj.
Skanimet PET në përgjithësi paraqesin rreziqe vetëm në situatat e mëposhtme:
• Gratë shtatzëna dhe që ushqejnë me gji nuk duhet të bëjnë PET skanime. Rrezatimi mund të jetë i dëmshëm për një fetus dhe mund të kalojë tek një foshnjë në qumështin e gjirit.
• Disa njerëz mund të kenë një reaksion alergjik ndaj pozitroneve radioaktiv të skanimit PET ose ndaj kontrastit, por këto reaksione alergjike janë jashtëzakonisht të rralla dhe zakonisht të lehta. Ekipi mjekësor mund t'ju japë ilaçe për të ngadalësuar apo ndaluar shpejt këtë reaksion nëse ndodh.
• Njerëzit me diabet mund të mos thithin sheqerin në radiogjurmues, gjë që mund të ndikojë në rezultatet e skanimit. Mjeku juaj mund do të ofrojë sugjerime për të ndryshuar dietën dhe medikamentet tuaja përpara procedurës.
Për më shumë informata në lidhje me kontrollet, ekzaminimet, trajtimin, shpenzimet dhe çdo gjë tjetër rreth shërbimeve tona në kuadër të partnerëve tanë, ju lutëm na kontaktoni përmes linjave tona të kontaktit si më poshtë ose plotësojeni formularin e dhënë në webfaqe dhe ne do ju kontaktojmë shumë shpejtë:
e-mail: info@njemjek.com
Turqi: +90 541 557 37 36; Kosovë: +383 48 333 752
“Besimi i juaj është përgjegjësi për ne.”