Një Mjek
Një Mjek
Skleroza e Shumëfishtë (MS): Shkaqet, Simptomat dhe Trajtimi
Skleroza e Shumëfishtë (MS): Shkaqet, Simptomat dhe Trajtimi

Skleroza e Shumëfishtë (MS): Shkaqet, Simptomat dhe Trajtimi

Çfarë është skleroza e shumëfishtë (MS)?

Skleroza e shumëfishtë/multiple (MS) është një sëmundje kronike e sistemit nervor qendror. Mendohet se është një çrregullim autoimun, një gjendje në të cilën trupi sulmon veten gabimisht.

Qelizat tona nervore apo neuronet janë të mbështjellura nga një shtresë e quajtur mielinë. Mielina mbron nervat dhe i ndihmon ato të dërgojnë sinjale nga truri juaj në pjesën tjetër të trupit tuaj shpejtë.

Kur qelizat nervore preken nga MS, sistemi juaj imunitar sulmon shtresën e mielinës dhe e dëmton atë, duke i ekspozuar neuronet. Si rezultat, nervat tuaja nuk mund të dërgojnë sinjale në trupin tuaj siç duhet.

 

Ekzistojnë 4 lloje të sklerozës së shumëfishtë:

Sindroma e izoluar klinikisht (CIS)

MS rikthyese-remitente (RRMS)

MS primare progresive (PPMS)

MS progresive sekondare (SPMS)

 

Sa e shpeshtë është skleroza e shumëfishtë (MS)?

Është vlerësuar se mbi 1.8 milionë njerëz kanë MS në mbarë botën. MS është sëmundja neurologjike më e zakonshme degjenerative e diagnostikuar tek të rinjtë (njerëzit e moshës 20 deri në 40 vjeç) dhe  prek më shumë femrat sesa meshkujt në një raport 3:1.

 

Çfarë e shkakton sklerozën e shumëfishtë (MS)?

Shkaktari i MS nuk dihet, por ka disa faktorë që rritin rrezikun për të zhvilluar MS. Kjo përfshinë:

• të kesh një të afërm me MS ose një sëmundje tjetër autoimune

• nivele të ulëta të vitaminës D

• Të jetoni më larg nga ekuatori — ndoshta sepse kjo zakonisht do të thotë që keni një nivel më të ulët të vitaminës D

• keni pasur më parë virusin Epstein-Barr

• pirja e duhanit

• keni obezitet

 

Cilat janë shenjat dhe simptomat e sklerozës së shumëfishtë?

Simptomat e MS janë shpesh të paparashikueshme dhe çdo person mund të ketë simptoma të ndryshme. Simptomat mund të jenë të lehta ose të rënda, afatshkurtra ose afatgjata. Ato mund të shfaqen në kombinime të ndryshme, në varësi të zonës së sistemit nervor të prekur.

 

Simptomat e muskujve:

• Humbje e ekuilibrit

• Probleme me ecjen

• Probleme me koordinimin dhe bërjen e lëvizjeve të vogla

• Probleme me lëvizjen e krahëve ose këmbëve

• Spazma muskulore

• Mpirje ose ndjesi jonormale në çdo zonë

• Dridhje/dobësi në një ose dy krahët ose këmbët

 

Simptomat e të folurit dhe gëlltitjes:

• Të folur të paqartë ose të vështirë për t'u kuptuar

• Probleme me përtypjen dhe gëlltitjen

 

Simptomat e syve:

• Shikim i dyfishtë

• Parehati në sy

• Lëvizjet e pakontrollueshme të syve

• Humbja e shikimit (zakonisht prek njërin sy, pastaj tjetrin)

 

Simptoma të tjera të trurit dhe nervave:

• Zvogëlimi i kapacitetit të vëmendjes, gjykimi i dobët dhe humbja e kujtesës

• Vështirësi në racionalizim dhe zgjidhjen e problemeve

• Depresion ose ndjenja trishtimi

• Marramendje dhe probleme me ekuilibrin

• Humbje dëgjimi

 

Mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash ose dhimbje:

• Dhimbje në fytyrë

• Spazma të dhimbshme të muskujve

• Një ndjesi shpimi gjilpërash, zvarritjeje ose djegieje në krahë dhe këmbë

 

Simptomat e zorrëve dhe fshikëzës:

• Kapsllëk dhe rrjedhje e jashtëqitjes

• Nevoja e shpeshtë për të urinuar

• Rrjedhje e urinës (inkontinencë)

• Vështirësi në fillimin e urinimit

 

Simptomat seksuale:

• Probleme me ereksionin

• Probleme me lubrifikimin vaginal

 

Si diagnostikohet skleroza e shumëfishtë?

Mund të jetë e vështirë të arrihet një diagnozë sepse nuk ka asnjë test të vetëm për MS.

Një kombinim i testeve përdoret për të diagnostikuar MS. Testi më i mirë është një MRI e trurit dhe palcës kurrizore për të zbuluar zonat e dëmtimit. Testet tjera përfshijnë: analiza gjaku, një punksion lumbar dhe analiza për të matur aktivitetin nervor.

 

Si menaxhohet apo trajtohet skleroza e shumëfishtë (MS)?

Tani për tani MS nuk ka shërim.Trajtimi fokusohet në menaxhimin e simptomave, reduktimin e sulmeve (periudhave kur simptomat përkeqësohen) dhe ngadalësimin e përparimit të sëmundjes. Plani gjithëpërfshirës i trajtimit mund të përfshijë:

Terapitë modifikuese të sëmundjes (DMT)

Medikamente për menaxhimin e sulmeve

Rehabilitimi fizik

Këshillimi për shëndetin mendor

 

Cilat janë komplikimet e sklerozës së shumëfishtë?

Komplikimet që shfaqen me progresimin e sëmundjes janë:

• Vështirësi në ecje (mund të lindë nevoja për bastun ose karrige me rrota).

• Humbje e kontrollit të zorrëve/fshikëzës.

• Probleme me kujtesën.

• Vështirësitë seksuale.

 

Cila është prognoza  për njerëzit me sklerozë të shumëfishtë (MS)?

Në disa raste, skleroza e shumëfishtë rezulton në paaftësi dhe humbje të disa funksioneve fizike ose mendore. Mirëpo me trajtimin e duhur, shumica e njerëzve me MS mund të vazhdojnë të bëjnë jetë të plotë, aktive dhe produktive. Marrja e hapave për të menaxhuar shëndetin dhe stilin e jetës tuaj mund të ndihmojë në përmirësimin e rezultatit tuaj afatgjatë.

 

MS mund të nënkuptojë që ju duhet të bëni ndryshime me kalimin e kohës, por ju jeni i njëjti person që keni qenë gjithmonë.

Për më shumë informata në lidhje me kontrolletekzaminimettrajtiminshpenzimet dhe çdo gjë tjetër rreth shërbimeve tona në kuadër të partnerëve tanë, ju lutëm na kontaktoni përmes linjave tona të kontaktit si më poshtë ose plotësojeni formularin e dhënë në webfaqe dhe ne do ju kontaktojmë shumë shpejtë:

e-mail: info@njemjek.com

Turqi: +90 541 557 37 36; Kosovë: +383 48 333 752

 

“Besimi i juaj është përgjegjësi për ne.”

Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
10:25
Filloni Bisedën
Viber
Bëni
takim
Zyrat Tona
Mediat Sociale