Një Mjek
Një Mjek
Transplanti i Mëlçisë
Transplanti i Mëlçisë

Transplanti i mëlçisë 

Mëlçia kryen shumë funksione kritike, duke përfshirë metabolizmin e barnave, heqjen e të ashtuquajturave substanca të huaja dhe toksike nga gjaku dhe sintezën e shumë proteinave dhe enzimave të rëndësishme. Përveç kësaj, mëlçia është organi i vetëm në trup që mund të ripërtrihet  pasi të jetë hequr një pjesë e madhe e saj. Në fakt, më shumë se gjysma e mëlçisë, e cila funksionon si një fabrikë në trup, mund t'i merret dhuruesit dhe nuk do të ketë përkeqësim të funksionit të mëlçisë ose dëmtime të tjera serioze. Meqenëse dështimi kronik i mëlçisë është një problem shëndetësor shumë i rëndësishëm kërcënues për jetën, zëvendësimi i mëlçisë është alternativa e vetme.

 

Çfarë është transplanti i mëlçisë?

Transplanti i mëlçisë është një operacion që zëvendëson plotësisht ose pjesërisht mëlçinë e sëmurë të një pacienti me një mëlçi të shëndetshme nga një person tjetër.

Në rastin e dështimit kronik të mëlçisë zgjidhja e vetme është transplanti i saj. Pra zëvendësimi i mëlçisë së dëmtuar me një mëlçi të shëndetshme. Sëmundja më e shpeshtë që çon në transplant të mëlçisë është cirroza, pastaj pasojnë sëmundjet e lindura dhe disa tumore të mëlçisë.

 

Në cilat situata kërkohet transplanti i mëlçisë?

Disa anomali të trashëguara, përdorimi i tepërt i alkoolit dhe drogës, viruset që shkaktojnë kancer ose hepatit mund të shkaktojnë dëme të mëdha në mëlçi. Në raste të tilla, mëlçia ngurtësohet dhe tkurret, ku shfaqen ënjtje të mëdha dhe të vogla dhe zhvillohet cirroza. Cirroza e mëlçisë është një gjendje që mund të çojë në rezultate fatale si gjakderdhje, verdhëz, grumbullim i lëngjeve në bark (ascit), infeksion dhe grumbullim i mbetjeve toksike në trup e deri në koma. Si përfundim zgjidhja e vetmje është transplantimi i mëlçisë.

 

Vlerësimi i Pacientit Para Transplantit

Ekipi i transplantit përcakton faktorët e rrezikut për çdo pacient pas një ekzaminimi të kujdesshëm dhe pas testeve laboratorike. Transplantimi është i mundur, me përjashtim të rasteve të kancerit të pashërueshëm dhe sëmundjeve infektive, refuzimit të pacientit për të marrë trajtim, sëmundjeve psikiatrike ose paaftësisë mendore.

Pacienti duhet të jetë në gjendje të tolerojë ndërhyrjet kirurgjikale dhe të ketë një imunitet të zhvilluar për të larguar efektet negative të barnave që shtypin sistemin imunitar të organeve të tjera kryesore. Megjithëse ekziston një kufi moshe 65 për marrësin e transplantit, pacienti duhet të vlerësohet me gjendjen e tij të përgjithshme dhe jo me moshën e tij.

E rëndësishme është mosha fiziologjike e pacientit. Duke qenë se ndërlikimet kardiovaskulare janë më të shpeshta tek këta pacientë, ato duhen hetuar në këtë drejtim. Kandidati marrës duhet të vlerësohet me shumë përpikëri për sa i përket disa sëmundjeve që mund të shfaqin rrezik.

Për më shumë informata në lidhje me kontrolletekzaminimettrajtiminshpenzimet dhe çdo gjë tjetër rreth shërbimeve tona në kuadër të partnerëve tanë, ju lutëm na kontaktoni përmes linjave tona të kontaktit si më poshtë ose plotësojeni formularin e dhënë në webfaqe dhe ne do ju kontaktojmë shumë shpejtë:

e-mail: info@njemjek.com

Turqi: +90 541 557 37 36; Kosovë: +383 48 333 752

 

“Besimi i juaj është përgjegjësi për ne.”

Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
10:42
Filloni Bisedën
Viber
Bëni
takim
Zyrat Tona
Mediat Sociale