Një Mjek
Një Mjek
Zbulimi i Hershëm Shpëton Jetë
Zbulimi i Hershëm Shpëton Jetë

Tetori - Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

 

Hapat për vetkontrollin e gjirit:

Hapi I, Vështrimi i gjirit (qëndrimi para pasqyrës): Gjinjtë vëzhgohen duke qëndruar në këmbë përballë pasqyrës, me krahët të puthitur me trupin ose duart në bel. Shikohet përmasa dhe forma e gjinjve, ndryshimet në lëkurë si dhe njëkohësisht kontrollohen thithkat e gjinjve për të parë nëse ka ndryshime si p.sh: prania e ndonjë kokrre, gropëzim apo rrudhosje si dhe ndryshime të lëkurës si skuqje, tërheqje e lëkurës, trashje, dëmtime, lëkurë “portokalli” etj.

Hapi ll, Palpimi (prekja me dorë) me duar lartë ose me krahët e mbledhura sipër, pas kokës.

Hapi lll, Palpimi i gjirit shtrirë: Gjinjtë mund të palpohen edhe në këtë pozicion, madje pjesa e poshtme e tyre mund të kontrollohet më mirë shtrirë, pasi gjiri shtrihet pranë toraksit (kafazit të krahërorit).

Hapi IV, Palpimi i gjoksit gjatë qëndrimit: Gjinjtë palpohen me kujdes me majat e gishtave. Gjiri i djathtë palpohet me mollëzat e gishtave të dorës së majtë dhe anasjelltas. Është e rëndësishme të dihet se në disa gra, kuadrati i sipërm i jashtëm i gjirit në prekje mund të ndjehet më i fortë/ngjeshur. Pastaj ushtrohet presion mbi thithkat me gishtin tregues dhe atë të madh, për të parë nëse rrjedhin sekrecione. Nëse rrjedhin sekrecione, atëherë i duhet kushtuar vëmendje ngjyrës dhe konsistencës së sekrecioneve.

e-mail: info@njemjek.com

Turqi: +90 541 557 37 36; Kosovë: +383 48 333 752

 

“Besimi i juaj është përgjegjësi për ne.”

 

Kontakto Mjekun Tani

Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
08:20
Filloni Bisedën
Viber
Bëni
takim
Zyrat Tona
Mediat Sociale