Një Mjek
Një Mjek
Vogëlushi Diar, Trajtohet në Turqi
Vogëlushi Diar, Trajtohet në Turqi

Vogëlushi Diar, Trajtohet në Turqi.

Diar Ademaj, i cili ishte 8.5 muajsh, i lindur në Kosovë, kishte probleme me  frymëmarrje dhe nuk mund të ushqehej që kur kishte lindur.

Që nga lindja, Diari  po kollitej dhe kishte ngulçim  sa herë që ushqehej. Diari i cili qëndroi në repartin intensiv neonatal për 2 muaj, u dërgua në shtëpi pasi i thanë se ishte mirë, por problemet i ripërsëriteshin vazhdimisht. Familja Ademaj që kuptoi se gjendja e foshnjës së tyre të padiagnostikuar po përkeqësohej, më në fund vendosi të vinte nga Kosova në Turqi për mjekim.

Prof. Dr. Melih Tugay  i cili është Specialisti i Kirurgjisë Pediatrike ne Spitalin Medicana Kadıköy  ka deklaruar se sapo foshnja  ka mbërritur në Stamboll,  i kanë bërë kontrollet shëndetësore foshnjës dhe tha se ekziston një lidhje e vogël mes ezofagut dhe rrugëve të frymëmarrjes dhe kjo është një gjendje shumë e rrallë në botë. Vogëlushi Diar, i cili u operua, e rifitoi shëndetin  dhe u bë i ushqyeshëm në rreth 10 ditë.

Prof. Dr. Melih Tugay  u  shpreh  se kjo situatë është shumë e rrallë në botë, ka thënë se Diarin e kanë çuar me urgjencë në operacion dhe se pas operacionit të vështirë por të suksesshëm ai e ka rifituar shëndetin.

 

"PROBABILITETI I NDODHJES ËSHTË VETËM 4 NË NJËQIND MIJË"

Prof.Dr.Tugay  shpjegoi se “Atresia e ezofagut është një formë shumë më e rrallë e çrregullimit strukturor anatomik kongjenital. Ekziston një lidhje midis ezofagut dhe traktit respirator. Por për arsye  se edhe ezofagu është i bllokuar, foshnja nuk mund të ushqehet fare sapo të lindë. Diagnostifikimi i këtyre pacientëve është i lehtë. Kjo gjendje vërehet në 40-50 nga njëqind mijë lindje. Në llojin e atrezisë së ezofagut të parë tek Diari  kishte një lidhje të vogël midis ezofagut dhe traktit respirator. Kjo është shumë më e rrallë dhe vërehet 4%  në atrezitë ezofageale.

 

"VENDI I LIDHJES MUND TË JETË NGA QAFA DERI NË KAFAZIN E KRAHARORIT"

Prof.Dr. Melih Tugay  deklaroi  se ata vunë re një problem në mushkëritë e tij kur bënë një endoskopi që ekzaminon  traktin respirator. Vogelushi Diar, tha se është trajtuar nga pediatria për të qenë gati për operacion.

Prof.Dr.Tugay  tha se “Para së gjithash, ne duhej të zbulonim se ku ishte rruga e kësaj lidhjeje. Sepse fillon nga goja dhe shkon deri në stomak. Kjo do të thotë, mund të jetë kudo nga qafa në zgavrën e gjoksit deri në brendësi të kafazit të kraharorit. Për arsye se Diari është 8 muajsh, trakti respirator është shumë i vogël. dmth, nuk është as sa gishti i madh. Pasi zbuluam lidhjen, e ndamë  (shkëputëm) atë dhe vendosëm ezofagun dhe trakene  në vende të ndara. Operacioni përfundoi me sukses”.

 

"AI MUND TË ISHTE MBYTUR DHE TË VDISTE  NË ÇDO MOMENT."

Prof.Dr.Melih Tugay  deklaron se Diari është në gjendje të mirë shëndetësore pas operacionit dhe tha se që nga dita e katërt e operacionit mund të ushqehet lehtësisht. Ai shprehet se vazhdojnë të bëjnë kontrollet dhe tha se: “Nëse ai nuk do të kishte kryer operacionin, ndoshta mushkëritë e tij do të ishin përkeqësuar dhe dëmtuar rëndë. Ai mund të ishte mbytur dhe të vdiste në atë moment, pasi ushqimi hynte në grykën e tij gjatë ushqyerjes.”

 

“NE JEMI TË KËNAQUR  ME SHËRBIMIN NË TURQI”

Nëna 27-vjeçare Liridona Ademaj, e cila ka deklaruar se kanë pasur vështirësi të vazhdueshme që nga momenti i lindjes së foshnjës së saj, tha se foshnja e saj vazhdimisht kishte probleme dhe ato probleme nuk ikën kurrë. Ademaj e cila shprehet  se kanë ardhur në Turqi për t'u trajtuar më mire tha: “Fëmija ime luftoi me shumë vështirësi. Por tani ai është mirë. Tani mund ta ushqej atë me dorën time. Ne u kënaqam shumë  me shërbimet shëndetësore në Turqi. Djali ynë e ka rifituar shëndetin, jemi shumë të lumtur.

Faleminderit shumë mjekut tonë”.

Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
17:58
Filloni Bisedën
Viber
Bëni
takim
Zyrat Tona
Mediat Sociale