MJEKËSIA INTERNE
Mjekësia Interne është një specializim mjekësor për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kryesisht për të rritur. Mjekët internistë mundësojnë identifikimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të padiferencuara ose me shumë sisteme. Ata janë të trajnuar për shumë kushte mjekësore dhe shpesh shërbejnë si mjekë të kujdesit parësor. Disa fusha kryesore janë:
KUJDESI PARANDALUES
Kujdesi parandalues është thelbësor i mjekësisë interne. Internistët tregojnë për rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore, vaksinimit dhe ekzaminimeve për zbulimin e çështjeve shëndetësore para se ato të bëhen serioze. Kjo ndihmon në menaxhimin e rrezikut për sëmundje kronike si hipertensioni, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Ky kujdes gjithashtu përfshin një stil ndryshe të jetesës për dietën, stërvitjen dhe ndërprerjen e duhanit për shëndetin e përgjithshëm.
KUJDESI AKUT
Internistët janë të rëndësishëm në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve akute që zakonisht prekin papritur të rriturit. Këtu përfshihen: infeksionet e frymëmarrjes, infeksionet në traktin urinar, gastroenteriti akut dhe probleme të tjera, por të rënda mjekësore. Aftësia e mjekut intern është për parandalimin e komplikimeve dhe sigurimin e shërimit më kohë.
MENAXHIMI I SËMUNDJEVE KRONIKE
Këto sëmundje janë gjendje afatgjata që kërkojnë kujdes dhe menaxhim të vazhdueshëm mjekësor. Internistët luajnë rol kritik për sëmundjet kronike si:
- DIABETI: Kontrolli i niveleve të sheqerit në gjak, dhënia e këshillave dietike dhe marrja e medikamenteve.
- HIPERTENSIONI: Kontrollon presionin e gjakut dhe rregullon trajtimet për kontrollin e tij.
- ASTMA DHE COPD: Menaxhimi i frymëmarrjes me anë të ilaçeve, inhalatorëve dhe ndryshimeve në stilin e jetesës.
- SËMUNDJET E ZEMRËS: Monitorimi i shëndetit të zemrës, kontrolli i nivelit të kolesterolit dhe ofrimi i udhëzimeve për shëndetin kardiovaskular.
DIAGNOZA KOMPLEKSE NË MJEKËSINË E BRENDSHME
Një tjetër përcaktues është aftësia për trajtimin e diagnozave të ndërlikuara. Internistët janë të trajnuar për këto çështje në mënyrë sistematike, shpesh edhe me raste që përfshijnë simptoma të shumta ose prekjen e sistemeve të ndryshme të organeve. Internistët kanë qasje diagnostikuese që përfshin:
- KËRKIMI I HISTORISË PËR SHËNDET TË PËRGJITHSHËM: Detyra e internistëve është të pyesin për sëmundjet e kaluara, operacionet, gjenetikën në familje, alergjitë, medikamentet dhe stilin e jetesës. Këto informacione ndihmojnë të kenë një pasqyrë për gjendjen aktuale.
- EKZAMINIMI I PLOTË FIZIK: Ekspertët e fushës ndihmojnë në identifikimin e shenjave të sëmundjes që nuk janë të dukshme dhe me simptoma. Ata shikojnë sisteme të ndryshme të trupit, duke e parë çdo ndryshim të pazakontë që tregon probleme të rëndësishme shëndetësore.
- ANALIZA E SIMPTOMAVE: Të kuptuarit e simptomave, fillimi i shfaqjes, kohëzgjatja dhe zhvillimi i tyre është shumë i rëndësishëm. Detyra e internistëve është të analizojnë simptomat që ndodhen në pjesë të ndryshme të trupit.
- TESTIMI DIAGNOSTIK: Internistët përdorin shumë teste diagnostikuese në mënyrë që të kemi më shumë informacion. Disa nga testimet janë: teste gjaku, ekzaminimet imazherike (p.sh. rrezet X, CT dhe MRI), elektrokardiogramet (EKG) dhe teste të tjera të specializuara.
DIAGNOZA DIFERENCIALE
Internistët zakonisht krijojnë diagnozën diferenciale, një përmbledhje që shpjegon simptomat e pacientit. Me anë të kësaj përjashtohet çdo mundësi bazuar në rezultatet e testit. Në këtë proces përfshihen:
- TESTET LABORATORIKE: Zakonisht testet e gjakut janë zbulues të infeksioneve, inflamacioneve, mosfunksionimit të organeve ose çrregullimeve të tjera. P.sh., numri më i lartë i qelizave të bardha të gjakut mund të paralajmërojë një infeksion.
- EKZAMINIMET IMAZHERIKE: Këto ofrojnë njohuri vizuale të brendshme të trupit. Zakonisht këto imazhe përdoren për zbulimin e frakturave, infeksioneve edhe sëmundjeve më të rënda si tumoret.
- TESTIMI I SPECIALIZUAR: Në varësi të simptomave që keni, internistët mund të kërkojnë teste si ekokardiogramia për problemet e zemrës, kolonoskopi për problemet gastrointestinale ose spirometria për frymëmarrjen.
SËMUNDJET MULTISISTEMATIKE
Shumë diagnoza përfshijnë edhe sëmundje që prekin sistemet e organeve. Puna e internistëve është që të bëjnë identifikimin dhe menaxhimin e këtyre kushteve, ku përfshihen:
- SËMUNDJET AUTOIMUNE: Sëmundjet si Lupusi ose Artriti mund të prekin nyjet, veshkat dhe disa organe të tjera. Internistët mundohen të menaxhojnë këto efekte.
- ÇRREGULLIMET METABOLIKE: Sëmundjet si Diabeti ose Tiroidet ndikojnë në shumë sisteme të trupit. Internistët ndihmojnë në balancimin përmes medikamentit dhe rregullimit të stilit të jetesës.
- SËMUNDJET INFEKTIVE: Infeksionet si HIV ose Tuberkulozi kërkojnë trajtim të kujdesshëm për parandalimin e komplikimeve në sisteme të trupit.
MENAXHIMI I RASTIT
Menaxhimi i diagnozave në disa raste përfshin edhe menaxhimin afatgjatë të sëmundjeve. Internistët luajnë rol kyç në:
- MENAXHIMIN E ZHVILLIMIT TË SËMUNDJEVE: Ndjekja dhe monitorimi i rregullt ndihmojnë në identifikimin e sëmundjeve.
- RREGULLIMI I TRAJTIMEVE: Kur sëmundjet përparojnë, internistët përshtatin medikamentet dhe terapitë për përmirësimin e kushteve të pacientit.
- EDUKIMI I PACIENTIT: Është e rëndësishme që pacientët të informohen për gjendjen e tyre. Pacientët e informuar mirë mund të menaxhojnë shëndetin e tyre.
NËNSPECIALITETET E MJEKËSISË INTERNE
Mjekësia interne përfshin shumë kushte të ndryshme shëndetësore dhe shumë mjekë internistë zgjedhin të specializohen më tej në fusha specifike. Këto nënspecialitete lejojnë ekspertizë dhe kujdes të veçantë të mjekësisë interne. Nënspecialitetet kryesore janë:
KARDIOLOGJIA
Është nënspecialitet i fokusuar në trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Ata menaxhojnë kushtet si
- Sëmundja e arterieve koronare: sulmet në zemër.
- Dështimi i zemrës: përmirësimi i funksioneve të zemrës.
- Aritmitë: trajtimi për rrahjet e çrregullta të zemrës.
- Hipertensioni: kontrolli i presionit të lartë të gjakut.
ENDOKRINOLOGJIA
Merret me çrregullimet hormonale dhe gjëndrave endokrine. Ata trajtojnë kushte si:
- Diabeti Mellitus: menaxhimi i sheqerit në gjak.
- Çrregullimet e tiroides: menaxhimi i hipertiroidizmit, hipotiroidizmit, nyjeve të tiroidës.
- Çrregullimet e veshkave: menaxhimi i sëmundjeve si Addison dhe sindroma e Cushing.
GASTROENTEROLOGJIA
Fokusohet në sistemin tretës, përfshin stomakun, zorrët, mëlçinë dhe pankreasin. Ata menaxhojnë çrregullimet si:
- Sëmundja e refluksit gastroezofageal: trajton refluksin kronik të acidit.
- Sëmundja e zorrëve: trajton sëmundjen Crohn dhe kolitin ulceroz.
- Sëmundja e mëlçisë: përfshin hepatitin, cirrozën dhe sëmundjen e mëlçisë yndyrore.
- Sëmundja e pankreasit: trajtimi i pankreasit dhe kanceri i pankreasit.
HEMATOLOGJIA
Përfshin trajtimin dhe çrregullimet e gjakut. Hematologët trajtojnë kushte si:
- Anemia: diagnostikimi i llojeve të ndryshme të anemisë dhe trajtimi i tyre.
- Çrregullimet e koagulimit: menaxhon hemofilinë dhe trombozën e venave të thella.
- Leukemia dhe limfoma: trajton kancerin e gjakut dhe kimioterapi të tjera.
- Sëmundja e qelizave drapër: kujdes i përgjithshëm dhe krizave të dhimbjeve.
NEFROLOGJIA
Merret me sëmundjet dhe funksionin e veshkave. Ata trajtojnë kushte si:
- Sëmundjet kronike të veshkave: ngadalëson zhvillimin e sëmundjes dhe menaxhon komplikimet.
- Dëmtimi akut i veshkave: trajton dështimin e papritur të veshkave.
- Dializa: menaxhimi i pacientëve që kanë kaluar në hemodializë dhe dializë peritoneale.
PULMOLOGJIA
Fokusohet në çrregullimet e mushkërive dhe frymëmarrjes. Ata menaxhojnë sëmundje si:
- Sëmundjet kronike pulmonare: trajtimi dhe menaxhimi i simptomave.
- Astma: dhënia e medikamenteve dhe këshilla për stilin e jetesës për kontrollin e astmës.
- Sëmundja intersticiale: menaxhimi i fibrozave pulmonare.
- Apnea e gjumit: trajtimi i çrregullimeve të frymëmarrjes lidhur me gjumin.
REUMATOLOGJIA
Përfshin diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve autoimune dhe muskuloskeletore, ku ata menaxhojnë:
- Artriti reumatoid: trajton inflamacionet e kyçeve dhe dëmtimin e tyre.
- Lupus eritematoz sistemik: menaxhimi i simptomave dhe parandalimi i dëmtimeve të organeve.
- Osteoartriti: lehtëson dhimbjen dhe përmirëson funksionin e kyçeve.
Si të zgjidhni Internistin e duhur në Turqi?
Ju mund të ndiqni hapat e mëposhtëm për të zgjedhur internistin e duhur në Turqi:
Ekspertiza dhe përvoja:
Është e rëndësishme që mjekët e përcaktuar si internist të specializohen në këtë fushë. Ju mund të hulumtoni rezymenë e mjekut dhe sfondin arsimor për të mësuar rreth fushave të ekspertizës dhe përvojës së tyre.
Akreditimi dhe Certifikatat:
Internistët në përgjithësi duhet të marrin akreditim nga organizatat shëndetësore kombëtare dhe ndërkombëtare. Certifikatat që ata marrin nga këto organizata mund të tregojnë nivelin e ekspertizës dhe cilësisë së mjekut.
Vlerësimi i spitalit dhe klinikës:
Cilësia e spitalit apo klinikës ku punon internisti që ju zgjidhni është gjithashtu i rëndësishëm. Ju mund të arrini rezultate më të besueshme dhe më të suksesshme në organizatat që ofrojnë shërbime cilësore të kujdesit shëndetësor.
Referencat dhe rishikimet:
Dëshmitë dhe rishikimet në internet nga pacientët e mëparshëm të mjekut mund t'ju ndihmojnë të merrni një ide mbi kënaqësinë e pacientit të mjekut dhe përqindjet e suksesit.
Komunikimi dhe qasja e ngjashme:
Një internist i mirë duhet të ketë një qasje që mund të komunikojë me pacientin, të kuptojë nevojat e pacientit dhe të krijojë planin e duhur të trajtimit. Gjatë takimit të parë me mjekun, kushtojini vëmendje nivelit të komunikimit dhe interesit.
Rezultatet e pacientit dhe normat e suksesit:
Është e rëndësishme të merret informacion në lidhje me shkallët e suksesit dhe rezultatet e pacientit të operacioneve të mëparshme të kryera nga onkologu. Një kirurg që arrin rezultate të suksesshme mund të jetë një zgjedhje e besueshme.
Për më shumë informata ne lidhje me kontrollet, ekzaminimet, trajtimin, shpenzime dhe çdo gjë tjetër rreth sherbimeve tona ne kuadër të partnerëve tanë, ju lutem na kontaktoni përmes linjave tona të kontaktit si më poshtë ose plotësojeni formularin e dhënë në webfaqe dhe ne do ju kontaktojmë shumë shpejtë:
e-mail: info@njemjek.com
Turqi: +90 541 557 37 36 ; Kosovë +383 48 333 752
“ Besimi i juaj është përgjegjësi për ne “