Prof. Dr. Samet Yardimci
Pas përfundimit të arsimit fillor dhe të mesëm në Antakia, ai u pranua në Universitetin e Ankarasë, Fakulteti i Mjekësisë në vitin 1997 dhe filloi studimet mjekësore. Në vitin 2003, kur u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë, kaloi provimin për specializim në mjekësi dhe filloi punën si asistent i kirurgjisë së përgjithshme në Spitalin Trajnues dhe Kërkimor Haydarpasa Numune. Në vitet 2008-2009, ai u arsimua për kirurgjinë e kancerit dhe transplantin e organeve në Qendrën e Kancerit MD Anderson dhe Spitalin Memorial Hermann në qytetin e Hjustonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi u kthye në Turqi, u rendit i pari në provimin e subspecialitetit të mbajtur në vitin 2009, ku marrin pjesë kirurgët e përgjithshëm. Pas këtij suksesi, ai u trajnua për kirurgji gastrointestinale në Spitalin e Lartë Turk të Specialitetit në vitet 2009-2012. Në vitin 2012, ai u bë kirurgu gastrointestinal më i ri në Turqi dhe u punësua në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Pendik të Universitetit Marmara.
Nga viti 2012 deri në vitin 2018, ai ka dhënë leksione për studentët e Universitetit Marmara, Fakultetin e Mjekësisë dhe asistentët e kirurgjisë së përgjithshme, si dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete edukative për pacientë dhe kirurgë. Ai punoi në fushën e kirurgjisë së avancuar laparoskopike, kirurgjisë bariatrike dhe metabolike, si dhe luajti një rol aktiv në ngritjen e njësive të kirurgjisë së transplantimit të organeve dhe sëmundjeve inflamatore të zorrëve. Me provimin e zhvilluar në mars 2017 është vlerësuar me titullin profesor i asociuar. Ka marrë pjesë dhe ka përfunduar me sukses kursin revizional të kirurgjisë bariatrike të mbajtur në Belgjikë në vitin 2017.
Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka trajtuar mijëra pacientë duke punuar në spitale që kryejnë më shumë se 2000 operacione në vit. Studimi i tij i kryer në vitin 2012 u nderua me çmimin "Kërkuesi më i mirë i ri" nga Kongresi Ndërkombëtar i Transplantit. Ai ishte i ftuar në disa kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare si folës. Atij iu dha certifikata e mirënjohjes për kënaqësinë e pacientit nga Drejtoria e Shëndetësisë Provinciale e Stambollit. Ka kryer seminare për Kirurgjinë Bariatrike dhe Kirurgjinë Metabolike për edukimin e pacientëve dhe ka marrë një certifikatë mirënjohjeje. Ai organizoi kurse në fushën e kirurgjisë bariatrike dhe metabolike në vitin 2015 dhe 2017 dhe kontribuoi në trajnimin e kolegëve të tij.
Prof. Dr. Samet Yardimci është anëtar i Shoqatës Turke të Kirurgjisë, Shoqatës së Gastroenterologjisë, Shoqatës për Kirurgjinë Laparoskopike Endoskopike, Shoqatës së Kirurgjisë Hepatopankreatobiliare, Shoqatës Turke të Kirurgjisë së Obezitetit, Shoqatës për Kirurgjinë Bariatrike dhe Metabolike dhe Federatës Ndërkombëtare për Kirurgjinë e Obezitetit dhe Metabolicor (SOIF). Ka shkruar kapituj për libra mjekësorë në fushën e tij dhe ka kryer studime të shumta të botuara në Turqi dhe jashtë saj.
Nga marsi i vitit 2018 është i punësuar në spitalin Medical Park Pendik.
Fushat e ekspertizës:
· Kirurgjitë e Obezitetit
· Kirurgjia e Gastroenterologjisë
· Kirurgjia e Refluksit
· Kirurgjia e Stomakut
· Kirurgjia Laparoskopike
· Sëmundjet Inflamatore të Zorrëve
· Kirurgjia Kolorektale
Për të përfituar nga shërbimet mjekësore të Prof. Dr. Samet Yardimci , mjafton të na kontaktoni përmes linjave tona të komunikimit ose të na vizitoni në njërën nga zyret tona dhe ne do ju asistojmë në të gjithë procedurat që pasojnë me ekipin tonë në Turqi, dhe me ekipet tona konsulente në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.
Na kontaktoni në:
info@njemjek.com, njemjek@gmail.com
+ 90 541 557 37 36, + 383 48 333 752