Une jam 20 vjeç dhe kam qene ne Kosove me shoqerine time dhe kam vizituar Nje Mjek ne Prishtina Mall. Kemi biseduar me stafin rreth operimit, se si behet, per çmimin, pra per te pare se si shkon e gjithe procedura.Une e mora vendimin per ta bere operimin, pastaj erdha ne Stamboll. Organizimi eshte shume i mire, stafi eshte shume i mire. Çmimi eshte i mire per ate qe kemi, hoteli gjithashtu. I gjithe personeli dhe doktoret jane profesional. Eshte nje gje e mire per njerezit…Falemnderit.
Rejani u trajtua në repartin e hematologjisë për 6 muaj. Rejani para operacionit ishte në gjendje shumë kritike ndërsa pas operacionit është bërë shumë mirë.
Së pari dua të falënderoj Ministrinë e Shëndetësis të Kosovës që mbuluan të gjitha shpenzimet sidhe dua të falënderoj edhe mjekun Prof Koray Yalçın që u përkujdes për Rejanin.
Veçanërisht dua të falënderoj Ylfete Dragaj Zajmi që ka qenë me ne gjithmonë me ekipin e saj të Një Mjek, që kanë qëndruar me ne 24 orë kurdo që kemi pasur nevoj.