Përshëndetje, unë kam bërë operacionin e lukthit bypass. Operacionin e kam kryer në spitalin Medical Park në Stamboll. Dua të falënderoj shumë mjekun që e ka bërë operacionin, Prof Assoc Mustafa Atabey dhe posaqërishtë dua ta falënderoj Ylfeten me stafin e saj të Një Mjek për gjithë organizimin.
Pas operacionit të bërë, isha për kontrolla në Zvicërr, ku edhe jetoj, dhe doktorët më thanë që ka rezultate shumë të mira. Për këtë arsye jam shumë falënderuese për të gjithë stafin e Një Mjek për këshillat e dhëna dhe për kujdesin e shtuar.
Përshëndetje, unë jam Nikoleta, jam 24 vjeçe dhe jetojë në Itali. Kam kontaktuar me stafin e Një Mjek, të cilët më kanë dhënë të gjitha informacionet e nevojshme për sa i përket operacionit të ngushtimit të stomakut. Kemi qenë në kontakt për disa ditë derisa morra të gjitha informacionet që doja ti dija para se të vendosja të vijë në Turqi.
Pasi që vendosa të vija i kemi marrë biletat e aeroplanit dhe kam ardhur në Turqi. Kur kemi mbërritur në aeroport stafi i Një Mjek ka dalur të na pres dhe na ka sjellur në spital për ti kryer të gjitha procedurat.
Operacioni ka shkuar shumë mirë dhe ndihem shumë mirë edhe pas operacionit. E falënderoj shumë gjithë stafin e Një Mjek për shërbimin e bërë dhe shpresoj që të shihemi për raste më të mira.