Ekipi me i mire!
Nuk mundem tflas mjaftushem per qendren Nje Mjek dhe doktoret e tyre. E gjithe eksperienca me Nje Mjek, prej kontaktit tpare ka qene fantastike.
Stafi i Nje Mjek ka qene shume miqesor dhe efikas, gjithashtu edhe stafi i mjekesor. Perveq qe ishin shume profesional dhe tditur, i kane degju dhe adresu tgjitha pyetjet edhe shqetesimet e mia. Nese deshironi mu ndi tsigurt nkujdesin shendetesor edhe me i marr sherbimet mjekesore me kualitet tlarte dhe me cmime super tvolitshme, mos kerkoni ma larg se qendren konsulente Nje Mjek!
Nevoja për sherbime shendetësore jashtë vendit, ne mungese të mundësive ne shtetin tone, bën qëshumë bashkëqytetar tanë te ja mësyinë Turgisë.
Ne rastin tone familjar, kur nipit tim i nevojitej transplantim i veshkes, rastësisht rashë në kontakt me këtë faqe. Gatishmeria e tyre për të biseduar dhe për të dhënë informacione kur do dhe sa herë gë na duhej, para dhe pasi kemi shkuar ne spital në Turqi, më ka bërë që të kam besim te këta djem dhe vajza te përkushtuar maksimalisht ne punën e tyre.
Faleminderit edhe një herë për gjithë atë qe keni bere për rastin e familjes sone!
Un jam personi i dyt nga familja ime te cilen e kem praktiku ket operim.Ashtu siq e kan pershkru te tjeret nuk ishte operim i veshtir sot esht dita e 3-të mbas operimit dhe un po ndjehem shum mir. Qe nga fillimi i procesit e deri ne fund kemi kaluar shum mir ne gjdo aspekt me kompanin NjeMjek.
Nisi kështu me një kontakt ne @nje_mjek dhe çdo ditë me ju ishte një fitore. Falëminderit për gjithçka që në fillim të procesit që bëtë për mua. Ishte mbështetja, inkurajimi dhe forca që më dhat për të bërë të besueshëm për mua atë që shoh sot pas shërimit nga sëmundja famëkeqe e Leukimisë.
Falëminderit për mbështetjen dhe kurajon që më jepnit Ylfete dhe Ekrem. Zoti ju dhëntë çdo të mirë në jetën tuaj
Të kënaqur dhe të lumtur!
Të kënaqur me shërbimin e shpeitë dhe korrekt të ksaj kompanie dhe të lumtur që mbesa jonë e vogel Ronela u shërua.
Kompania Një Mjek brenda 24 orëve na ka siguruar konsultimin me miekun në njërin nga spitalet më të mira në Turqi dhe na ka organizuar pritjen dhe terminet pa asnjë problem.
Zoti mos e provoftë askë me telashe shëndetësore, por për ata që provohen, ju rekomandoj të kontaktoni me këtë ekip të mrekullueshëm.
Jam ardhur në Turqi për të bërë ngushtimin e lukthit. Operacioni kaloi shumë lehtë dhe sot, që është dita e tretë pas operacionit po ndihem shumë mirë.
Stafi i Një Mjek më ka pritur shumë mirë dhe jam shumë e kënaqur, e tani po pres të humbas peshë. E falënderoj Qendrën Konsulltuese Një Mjek për të gjitha shërbimet.
Unë i rekomandoj të gjithë ata që janë mbipeshë të vijnë dhe ta bëjnë këtë operacion. Siç thotë edhe Big Mama “në kredit isha hi për me bo këtë operacion”.
Une jam 20 vjeç dhe kam qene ne Kosove me shoqerine time dhe kam vizituar Nje Mjek ne Prishtina Mall. Kemi biseduar me stafin rreth operimit, se si behet, per çmimin, pra per te pare se si shkon e gjithe procedura.Une e mora vendimin per ta bere operimin, pastaj erdha ne Stamboll. Organizimi eshte shume i mire, stafi eshte shume i mire. Çmimi eshte i mire per ate qe kemi, hoteli gjithashtu. I gjithe personeli dhe doktoret jane profesional. Eshte nje gje e mire per njerezit…Falemnderit.
Përshëndetje!
A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
Unë jam befasuar nga organizimi perfekt dhe devotshmëria e jashtëzakonshme e z. Ekrem dhe zj. Ylfete, nga "NJË MJEK", gjatë rrugëtimit tim të kryerjes së Sleve Gastrectomy dhe riparimit të Hernia Hiatale. Operacioni u krye nga Prof.Dr. i specializuar për tranplante, operacione bariatrike dhe kirurgji gjenerale. Dita e dytë pas operacionit, unë ndihem krejtësisht normal dhe i mundur të lëviz lirshëm dhe pa dhimbje!
I falenderoj të gjithë nga zemra, pa harruar Medinen që më ka përkthyer me shumë profesionalizëm, si edhe infermieret shumë të gjindshme dhe të devotshme!
Jua rekomandoj me konsideratë maksimale "NJË MJEK", për të zgjidhur problemet me obezitetin etj.
Komenti në Google Review