Jemi shum te knaqen me sherbimin . I gjithe koordinimi i trajtimit tone mjekesor ne Turqi ka qene ne nivel. Ju faleminderit.
Jemi shum te knaqen me sherbimin . I gjithe koordinimi i trajtimit tone mjekesor ne Turqi ka qene ne nivel. Ju faleminderit.
Jam shum e kenaqur nga ekipi i njemjek.ato gjenden ne cdo kohe aty per ty.doktorret jan specialiste dhe spitali esht i standarteve te larte.❤️
Pas shqetësimeve që kisha nga mbipesha nisa të hulumtoj se si mund të trajtohem. Gjatë kërkimeve kishte shumë spitale dhe zyra këshilluese që më kontaktonin mbi ngushtimin e stomakut. Një ditë rastësisht e pash në internet Qendrën Konsulltuese Një Mjek dhe vendosa ti shkruaja. Menjëher më kontaktuan dhe mi dhanë të gjitha përgjigjet që kisha nevojë ti merrja. Më pas nuk hezitova shumë dhe vendosa të shkoj në Turqi për ngushtimin e stomakut.
Që nga pritja në aeroport, akomodimi në hotel dhe analizat e operacioni në spital ishin sipas planit që më është dhënë paraprakisht dhe të gjitha procedurat kaluan mëse mirë. Operacioni ishte shumë i lehtë dhe pas operacionit menjëher fillova që ta marr vetën. Për këtë i jam falënderuar edhe Prof Assoc Mustafa Atabey dhe stafit të tij mjekësor.
Për të gjithë ata që janë mbipeshë i sygjeroj që të kalojn në kontakt me Qendrën Konsulltuese Një Mjek dhe të marrin hapin për të bërë operacionin. E falënderoj edhe njëherë stafin e Një Mjek që u kujdesën shumë për mua.
Ishte kënaqësia ime, jam shumë i kënaqur me shërbimin tuaj.
Nevoja për sherbime shendetësore jashtë vendit, ne mungese të mundësive ne shtetin tone, bën qëshumë bashkëqytetar tanë te ja mësyinë Turgisë.
Ne rastin tone familjar, kur nipit tim i nevojitej transplantim i veshkes, rastësisht rashë në kontakt me këtë faqe. Gatishmeria e tyre për të biseduar dhe për të dhënë informacione kur do dhe sa herë gë na duhej, para dhe pasi kemi shkuar ne spital në Turqi, më ka bërë që të kam besim te këta djem dhe vajza te përkushtuar maksimalisht ne punën e tyre.
Faleminderit edhe një herë për gjithë atë qe keni bere për rastin e familjes sone!
Kemi kontaktuar Qendrën Konsulltuese Një Mjek dhe kemi caktuar termin në spitalin MedicalPark. Salihu është operuar dhe organizimi ka shkuar në rregull.
Stafi i Një Mjek është përkujdesur për të gjitha. Që nga pritja në aeroport deri te akomodimi në hotel dhe anasjelltas, sidhe për të gjitha procedurat në spital.
Edhe vajza e vogël Lejla ka të njëjtin problem dhe ne do të vazhdojm prap me Qendrën Konsulltuese Një Mjek. Në këtë rast falënderojm të gjithë stafin e Një Mjek.
Unë jam befasuar nga organizimi perfekt dhe devotshmëria e jashtëzakonshme e z. Ekrem dhe zj. Ylfete, nga "NJË MJEK", gjatë rrugëtimit tim të kryerjes së Sleve Gastrectomy dhe riparimit të Hernia Hiatale. Operacioni u krye nga Prof.Dr. i specializuar për tranplante, operacione bariatrike dhe kirurgji gjenerale. Dita e dytë pas operacionit, unë ndihem krejtësisht normal dhe i mundur të lëviz lirshëm dhe pa dhimbje!
I falenderoj të gjithë nga zemra, pa harruar Medinen që më ka përkthyer me shumë profesionalizëm, si edhe infermieret shumë të gjindshme dhe të devotshme!
Jua rekomandoj me konsideratë maksimale "NJË MJEK", për të zgjidhur problemet me obezitetin etj.
Pas kontakteve që kisha me stafin e Një Mjek nuk ishte shumë e vështirë ta vendosja përfundimishtë ngushtimin e stomakut. Stafi i Një Mjek ishin gjithmonë të gatshëm të më përgjigjeshin rreth çdo paqartësie që kisha. Pasi që vendosa të vija bleva biletat dhe u nisa për Stamboll. Që nga momenti që kam mbërritur e deri sa jam kthyer në aeroport për tu kthyer në Kosovë, stafi i mrekullueshëm i Një Mjek u përkujdesën për të gjitha procedurat. Që nga transferi prej aeroportit në spital, qëndrimi në hotel dhe procedurat në spital shkuan të gjitha në rregull. Të gjitha këto procedura ishin shumë mirë të organizuara dhe nuk kishte asnjë problem.
Sa i përket operacionit ishte shumë i lehtë dhe e kalova shumë mirë. E falënderoj edhe mjekun dhe stafin e tij të madh për punën e bërë. E falënderoj përzemërsishtë edhe stafin e Një Mjek që ishin afër meje gjatë gjithë kohës. Për të gjithë ata që janë obez dhe hezitojnë të bëhen operacion ju them që të kontaktojn Një Mjek dhe të marrin këshillat që ju nevojiten, sepse ky operacion është një hap i madh për një jetë më të shëndetshme.
Përshëndetje!
A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
Duke fillu nga organizatoret(Nje Mjek- Qendra e Konsulences), saktesia e tyre, transparensa, afersia e tyre dhe e gjithe ndihma e tyre ne cdo kohe ka qene e pakrahasueshme dhe me vleresimin me te larte te mundeshem.
Fale tyre edhe eksperienca me spital ka qene shume e mire dhe korrekte.
Vlersojme larte kete Qender te Konsulences dhe e rekomandojme per kedo qe ka nevoj per keto sherbime.
Komenti në Google Review