Luxmed Protez
Luxmed Protez është themeluar në Stamboll dhe është një nga ofruesit kryesorë të kujdesit në fushën e protetikës dhe ortotikës në Turqi. Duke qenë lider në trajtimin e pacientëve me nevoja të specializuara për proteza dhe pajisje ortotike, Luxmed ka ndihmuar mbi 2,000 pacientë nga më shumë se 40 vende. Me një përkushtim të vazhdueshëm për cilësi dhe inovacion, Luxmed ofron zgjidhje moderne duke përdorur teknologjitë më të fundit dhe pajisje të markave më të njohura ndërkombëtare si Össur dhe Ottobock.
Grupi Luxmed Protez është ndër partnerët më të besueshëm të qendrës së konsulencës mjekësore Një Mjek. Si qendra më e madhe e konsulencës mjekësore në Kosovë dhe më gjërë, që nga nënshkrimi i marrëveshjes sonë të bashkëpunimit, kemi asistuar një numër të madh pacientësh në këtë klinikë të specializuar, të cilët kanë përfituar trajtime protetike të suksesshme dhe personalizuara.
Duke u mundësuar të gjithë pacientëve, pavarësisht nga statusi socio-ekonomik, të kenë akses në shërbimet e kujdesit shëndetësor sipas standardeve ndërkombëtare, Luxmed jo vetëm që monitoron nga afër zhvillimet më të fundit në teknologji dhe metoda terapeutike, por gjithashtu synon të jetë një model i ekselencës në kujdesin shëndetësor dhe mbështetjen për pacientët.
Luxmed Protez ofron shërbime të specializuara për:
- Proteza të gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme
- Proteza estetike të personalizuara (silikoni)
- Pajisje ortotike për korrigjimin e posturës dhe përmirësimin e ecjes
- Seanca të veçanta fizioterapie pas trajtimit
Me mbështetje të vazhdueshme për pacientët ndërkombëtarë, Luxmed siguron transfer falas nga aeroporti, akomodim gjatë qëndrimit dhe shërbime të asistencës 24/7 për të gjitha nevojat e pacientëve gjatë trajtimit.
Lidhjet me markat ndërkombëtare dhe profesionalizmi i stafit
Duke bashkëpunuar me markat më të njohura botërore, Luxmed ofron cilësi maksimale dhe një eksperiencë të personalizuar për çdo pacient. Përkushtimi ndaj trajnimit dhe zhvillimit profesional e bën Luxmed një pikë referimi për inovacionin dhe kujdesin protetik në rajon.
Ne vazhdojmë t’u shërbejmë pacientëve dhe të përmirësojmë cilësinë e jetës së tyre në këtë rrugë që u nisëm për një shoqëri më të shëndetshme.
Për të përfituar nga shërbimet mjekësore të Luxmed Protez, mjafton të na kontaktoni përmes linjave tona të komunikimit ose të na vizitoni në njërën nga zyret tona. Ekipi ynë do t’ju asistojë në të gjitha procedurat e nevojshme me ekipin tonë në Turqi dhe me ekipet tona konsulente në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.
Na kontaktoni në:
info@njemjek.com, njemjek@gmail.com
+ 90 541 557 37 36, + 383 48 333 752 , + 355 69 221 4538 , + 389 76 223 677