Romatem
Romatem është zinxhiri i parë dhe i vetëm në Turqi si markë shëndetësore në fushën e rehabilitimit. Qendra Romatem u themelua në vitin 2005 dhe gjatë dekadës së fundit është shndërruar në një rrjet klinikash të specializuara në fizioterapi dhe rehabilitim. Sot, Romatem ndodhet në 5 qytete turke. Romatem Fulya është një nga degët më të mëdha të rehabilitimit Romatem që ndodhet në zemër të Sisli/Stamboll.
Bazuar në besimin tonë në të drejtën e secilit për të marrë kujdesin shëndetësor me cilësi të lartë, Qendra e konsulencës mjekësore “Një Mjek” në bashkëpunim me Qendrën e Rehabilitimit Romatem, duke përdorur teknologjinë dhe teknikat më të fundit dhe duke aplikuar praktikat më të mira në fizioterapi dhe rehabilitim, punon vazhdimisht për të ofruar sherbime të shkëlqyera të kujdesit shëndetësor për pacientët nga e gjithë bota.
Specialitetet kryesore rehabilituese në Romatem:
- Pediatria (rehabilitimi i paralizës cerebrale dhe sëmundjeve të tjera spastike tek fëmijët);
- Rehabilitimi i lëndimeve sportive;
- Rehabilitimi pas operacionit (përfshirë pas kancerit);
- Rehabilitimi neurologjik (përfshirë rehabilitimin për sëmundjen e Parkinsonit);
- Rehabilitimi kardiak;
- Rikuperimi nga obeziteti;
- Rehabilitimi ortopedik;
- Trajtimi i dhimbjes.
Qendra Romatem aplikon metoda të ndryshme rehabilitimi:
- Hidroterapi: Terapi e bazuar në ushtrime fizike në pishinë;
- Terapia me ozon është projektuar për të lehtësuar dhimbjen dhe për të nxitur një shërim të shpejtë;
- Terapi profesionale;
- Terapi e të folurit: trajnim për rehabilitimin e të folurit;
- Terapi me lazer;
- Terapi me valë shoku ekstrakorporale;
- Refleksologji (akupunkturë, masazh);
- Terapi ushqimore;
- Terapi dekompresioni;
- Rehabilitim robotik.
Përdorimi i teknologjisë së fundit është një nga arsyet kryesore përse Qendra Rehabilituese Romatem është qendra fizioterapeutike lidere në Turqi. Romatem ka pajisje robotike të teknologjisë së lartë dhe përdorë teknikat më të fundit në rehabilitimin e pacientëve me sëmundje dhe lëndime të ndryshme. Disa prej këtyre pajisjeve janë: Lokomat, Amadeo, Armeo, TheraSuit, Vertetrac, ESWT, Diers Formetric 4D, HIL, ICSC 2.0, etj.
Për të përfituar nga shërbimet mjekësore të qendrës rehabilituese Romatem, mjafton të na kontaktoni përmes linjave tona të komunikimit ose të na vizitoni në njërën nga zyret tona dhe ne do ju asistojmë në të gjithë procedurat që pasojnë me ekipin tonë në Turqi, dhe me ekipet tona konsulente në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.
Na kontaktoni në:
info@njemjek.com, njemjek@gmail.com
+ 90 541 557 37 36, + 383 48 333 752 , + 355 69 221 4538 , + 389 76 223 677