Spitali Emsey
Që nga viti 2012, spitali Emsey është një nga spitalet private kryesore të Turqisë dhe cilësia e tij e kujdesit shëndetësor është e akredituar nga organizata ndërkombëtare e akreditimit JCI.
Spitali Emsey ka një sipërfaqe prej 33.000 m2, 254 shtretër, 9 salla operative, 3 salla të lindjes, sallë lindjeje në ujë, helikopter dhe afërsisht 1000 punonjës, 350 të cilët janë profesionistë shëndetësorë. Spitali Emsey është vetëm 5 minuta larg nga Aeroporti Sabiha Gokcen, i cili është aeroporti i dytë ndërkombëtar i Stambollit. Duke përfituar nga vendndodhja e saj strategjike, Emsey Spitali ofron cilësi ekselente dhe të besueshme të shërbimeve shëndetësore për pacientët nga Turqia dhe nga jashtë vendit.
Qendra e konsulencës mjekësore “Një Mjek” në bashkëpunim me spitalin Emsey, punon pa ndërprerje për të marrë parasysh të gjitha nevojat e pacientëve nga e gjithë bota, brenda kuadrit të të drejtave universale të pacientëve në mënyrë që ata të ndihen rehat, të qetë dhe të sigurt.
Spitali Emsey është i specializuar në fusha të tilla si trajtimi i kancerit (kirurgji-kimioterapi-rrezatim onkologji), transplanti i qelizave staminale, kirurgji kardiovaskulare, IVF, gjinekologji, kirurgji obeziteti, kirurgji të boshtit kurrizor dhe trajtime të mjekësisë nukleare.
Krahas ofrimit të shërbimeve në të gjitha degët e mjekësisë, Spitali Emsey vazhdon të jetë qendra referuese e shtrimit në spital që i shton shpresën jetës. Me departamentet e specializuara të drejtuara nga akademikët me autoritet në këtë fushë dhe ekipet profesionale që synojnë të ofrojnë shërbimet më të mira shëndetësore për pacientët e huaj dhe për pacientët turq.
Për të përfituar nga shërbimet mjekësore të spitalit Emsey, mjafton të na kontaktoni përmes linjave tona të komunikimit ose të na vizitoni në njërën nga zyret tona dhe ne do ju asistojmë në të gjithë procedurat që pasojnë me ekipin tonë në Turqi, dhe me ekipet tona konsulente në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.
Na kontaktoni në:
info@njemjek.com, njemjek@gmail.com
+ 90 541 557 37 36, + 383 48 333 752 , + 355 69 221 4538 , + 389 76 223 677