Spitali Güven
Me synimin për të ofruar shërbime mjekësore sipas standardeve ndërkombëtare, Spitali Ankara Güven, i krijuar në vitin 1975, paraqet një harmoni të kërkesave të mjekësisë moderne si dhe një eksperiencë shumëvjeçare.
Spitali Ankara Güven është një ndër partnerët e besueshëm të qendrës së konsulencës mjekësore “Një Mjek”, ku prioriteti ynë është ruajtja e besimit të pacientëve tanë. Për këtë arsye, nevojat dhe pritshmëritë e pacientëve tanë janë shumë të çmuara dhe ne bëjmë çdo përpjekje që ata të kenë procesin më të mirë të trajtimit dhe përpiqemi t'i bëjmë ata të ndihen si në shtëpi.
Spitali Ankara Güven, filloi si një spital i vogël mirëpo ka arritur në konceptin e një spitali të madh të përgjithshëm me një staf prej 1600 profesionistëve, i përbërë nga mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor ndihmës, në një sipërfaqe prej 40,000 m2, 254 shtretër dhe 12 dhomave operative.
I njohur si një lider në mbarë botën në kujdesin mjekësor, Spitali Güven çdo vit ofron shërbime për më shumë se 15000 pacientë. Të gjithë pacientët marrin kujdesin më cilësorë me ekspertizë dhe teknologji të gjerë që trgon se Spitali Güven është më i miri në kujdesin shëndetësor në mbarë botën.
Spitali Ankara Güven ofron shërbime në të gjitha degët, veçanërisht në onkologji, kirurgji kardiovaskulare, gjinekologji dhe IVF, neurologji, kirurgji të përgjithshme, mjekësi interne dhe radiologji.
Për të përfituar nga shërbimet mjekësore të spitalit Güven, mjafton të na kontaktoni përmes linjave tona të komunikimit ose të na vizitoni në njërën nga zyret tona dhe ne do ju asistojmë në të gjithë procedurat që pasojnë me ekipin tonë në Turqi, dhe me ekipet tona konsulente në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.
Na kontaktoni në:
info@njemjek.com, njemjek@gmail.com
+ 90 541 557 37 36, + 383 48 333 752 , + 355 69 221 4538 , + 389 76 223 677