Grupi Medical Park Hospitals
Grupi Medical Park Hospitals është themeluar në vitin 1993 dhe funksionin nën “MLP Care Healthcare Group”. MLP Care është grupi më i madh spitalor privat i Turqisë me 29 spitale në 14 qytete, duke u shtrirë nga Stambolli dhe Elaziğ deri në Trabzon dhe Antalia. Vazhdojnë të jenë në krye të sektorit me një sipërfaqe të brendshme prej më shumë se 760 mijë metra katrorë, 200 salla operative dhe 5 mijë e 200 shtretër në rritje të vazhdueshme që nga viti 1993, kur u hap spitali i pare dhe duke punësuar më shumë se 14,000 punonjës.
Grupi spitalor Medical Park është ndër partnerët më të besueshëm të qendrës së konsulencës mjekësore Një Mjek. Si qendra më e madhe e konsulencës mjekësore në Kosovë dhe më gjërë, që nga nënshkimi i marrëveshjës sonë të bashkëpunimit, kemi procesuar një numër të madh pacientësh në këtë grup spitalor të cilët kanë marrë trajtim mjeksorë profesional me një normë të suksesit relativisht të lartë.
Duke u mundësuar të gjithë pacientëve, pavarësisht nga statusi socio-ekonomik, të kenë akses në shërbimet e kujdesit shëndetësor sipas standardeve ndërkombëtare bazuar në parimin e "kujdesit shëndetësor për të gjithë", Medical Park jo vetëm që monitoron nga afër të gjitha teknologjitë e avancuara dhe metodat terapeutike në mbarë botën, por gjithashtu synon të shërbejë si një model i cili mbështet shkencën dhe praktikat inovative.
Medical Park Hospitals ofron shërbime cilësore diagnostikuese dhe terapeutike në të gjitha spitalet, duke përfshirë tre të akredituar nga Joint Commission International (JCI).
Duke rritur cilësinë dhe sasinë e shërbimit me çdo spital të ri, Grupi Medical Park jo vetëm që u ofron qytetarëve shërbime shëndetësore, por gjithashtu mbështet projektet e përgjegjësisë sociale që kryhen për të gjitha çështjet që kërkojnë vëmendje në fushën e mjeksisë.
Lidhjet me universitetet e shquara të Turqisë kontribuojnë në stafin e kualifikuar të spitalit Medical Park dhe zhvillimin e universiteteve. Këto marrëveshje synojnë anëtarësimin dhe bashkëpunimin e edukimit dhe trajnimin e mjekëve të kualifikuar, maksimizimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe hapjen e terreneve të reja në fushën e mjekësisë.
Ne vazhdojmë t'u shërbejmë pacientëve dhe të shërojmë njerëzit në këtë rrugë që u nisëm për një shoqëri më të shëndetshme.
Për të përfituar nga shërbimet mjekësore të spitalit Medical Park, mjafton të na kontaktoni përmes linjave tona të komunikimit ose të na vizitoni në njërën nga zyret tona dhe ne do ju asistojmë në të gjithë procedurat që pasojnë me ekipin tonë në Turqi, dhe me ekipet tona konsulente në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.
Na kontaktoni në:
info@njemjek.com, njemjek@gmail.com
+ 90 541 557 37 36, + 383 48 333 752 , + 355 69 221 4538 , + 389 76 223 677