Spitali Medipol
Spitali Universitar Medipol është investimi më i madh privat shëndetësor i Turqisë si një spital universitar që përfshin kirurgjinë e përgjithshme, kirurgjinë kardiovaskulare, onkologjinë dhe shërbimet dentare. Spitali Universitar Medipol, është një qendër e re referimi në sektorin e shëndetësisë si në arenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare.
Qendra e konsulencës mjekësore “Një Mjek” është partnere e spitalit universitar Medipol, i cili ka një kapacitet prej 470 shtretërish, njësi të Kujdesit Intensiv me 133 shtretër (Gjeneral, Koronar, CVC, Kujdes Intensiv Neonatal) të gjitha që shërbejnë me një infrastrukturë të pajisur me sisteme dhe teknologji inteligjente. Spitali Universitar Medipol, me numrin më të madh të departamenteve brenda spitaleve në Turqi, paraqet një qasje superiore të shërbimit me fokus në pacientin. Spitali është gjithashtu i konfiguruar me një gjeneratë të re duke qenë në gjendje të kryejë operacione të njëkohshme në 25 salla operative.
Spitali Universitar Medipol, duke qenë me të drejtë krenar për ‘’Medipol Education and Health Group’’ në Turqi dhe në botë, duke rezultuar në këtë frymë, është një kompleks shëndetësor me standarde JCI që pranon pacientë nga e gjithë bota.
Spitali Universitar Medipol hedh hapa të fortë përpara me investimet dhe përparimet e mëdha në shërbimet shëndetësore për të përmirësuar cilësinë e jetës.
Për të përfituar nga shërbimet mjekësore të spitalit Medipol, mjafton të na kontaktoni përmes linjave tona të komunikimit ose të na vizitoni në njërën nga zyret tona dhe ne do ju asistojmë në të gjithë procedurat që pasojnë me ekipin tonë në Turqi, dhe me ekipet tona konsulente në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.
Na kontaktoni në:
info@njemjek.com, njemjek@gmail.com
+ 90 541 557 37 36, + 383 48 333 752 , + 355 69 221 4538 , + 389 76 223 677