Spitali Universitar Biruni
Spitali Universitar Biruni është një spital gjithëpërfshirës i krijuar me qëllim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore të klasit botëror dhe trajnimit të profesionistëve të ardhshëm të kujdesit shëndetësor me forcën që rrjedh nga arsimi, shkenca dhe teknologjia. Duke operuar në një sipërfaqe prej 80,000 m2, me kapacitet prej 611 shtretër, 130 dhoma poliklinike, 100 shtretër të terapisë intensive dhe 15 salla operacioni, spitali universitar Biruni ofron shërbime të kujdesit shëndetësor në të gjitha shkencat kirurgjikale dhe ato internistike me stafin e tij të shquar mjekësor akademik, teknologjitë mjekësore moderne dhe një qasje të orientuar drejt kënaqësisë së pacientit.
Qendra e konsulencës mjekësore “Një Mjek” në bashkëpunim me spitalin universitar Biruni, punon pa ndërprerje për të marrë parasysh të gjitha nevojat e pacientëve nga e gjithë bota, brenda kuadrit të të drejtave universale të pacientëve në mënyrë që ata të ndihen rehat, të qetë dhe të sigurt.
Spitali Universitar Biruni ofron shërbime shëndetësore me trajtime të gjeneratës së ardhshme dhe infrastrukturë të avancuar teknologjike në të gjitha departamentet si Kardiologjia, Kirurgjia Kardiovaskulare, Truri dhe Neurokirurgjia, Ortopedia, Kirurgjia Robotike, Kirurgjia e Përgjithshme, Gastroenterologjia dhe Njësia e Endoskopisë së Avancuar, Kirurgjia e Shpinës, Kirurgjia e Kancerit. Obstetrika dhe Gjinekologjia, Oftalmologjia, Urologjia dhe Kirurgjia e Obezitetit
Me metoda të avancuara të imazherisë radiologjike, njësi moderne diagnostike, dhoma operacioni funksionale dhe të pajisura, njësi të kujdesit intensiv me zgjidhje të avancuara të mbështetjes së jetës dhe dhoma të rehatshme të pacientëve që kontribuojnë në shërimin e pacientëve, Spitali Universitar Biruni ofron një përvojë shëndetësore të kualifikuar dhe komode për pacientët.
Për të përfituar nga shërbimet mjekësore të spitalit Biruni, mjafton të na kontaktoni përmes linjave tona të komunikimit ose të na vizitoni në njërën nga zyret tona dhe ne do ju asistojmë në të gjithë procedurat që pasojnë me ekipin tonë në Turqi, dhe me ekipet tona konsulente në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.
Na kontaktoni në:
info@njemjek.com, njemjek@gmail.com
+ 90 541 557 37 36, + 383 48 333 752 , + 355 69 221 4538 , + 389 76 223 677